Zanatet dhe komunat
Te Rregullo gjen mjeshtër për 18 zanate në Kosovë: sot 213 mjeshtër në 35 komuna. Zgjidh zanatin për të parë çka përfshin dhe çka me pyet mjeshtrin, ose shko direkt te mjeshtrit e komunës tënde.
Zanatet
- Mjeshtër i ujësjellësit Rrjedhje uji, çezma që pikon, bojler që nuk nxeh, WC ose lavaman i bllokuar, ose instalim i ri i ujit dhe i kanalizimit në banjë e kuzhinë.
- Elektricist Priza e çelësa që nuk punojnë, siguresa që bien, ndriçim i ri, instalim elektrik në banesë ose shtëpi, si dhe kamera, alarm, interfon e internet.
- Moler Lyerje e mureve dhe e plafonave, glet, riparim i plasaritjeve para lyerjes, ngjyra dekorative dhe tapete.
- Mjeshtër për pllaka dhe keramikë Vendosje e pllakave në banjë, kuzhinë, dysheme e ballkon, fugim, granit dhe mermer.
- Murator Mure me tulla e blloqe, beton, themele, estrih, kubëza e trotuare, dhe punët e muraturës gjatë renovimit.
- Zdrukthtar Kuzhina, dollapë e garderoba me porosi, mobilje druri, shkallë e pergola, montim dhe riparim mobiljesh.
- Mjeshtër i klimave dhe ngrohjes Montim, servisim e pastrim i klimave, ngrohje qendrore, kaldaja, radiatorë dhe pompa nxehtësie.
- Gipsar për rigips dhe suva Plafona dhe mure ndarëse me rigips, suvatim, riparim i plasaritjeve dhe i vrimave në mur.
- Fasadë dhe izolim Fasadë me stiropor ose stirodur, izolim termik dhe hidroizolim, zgjidhje për lagështinë dhe mykun.
- Laminat, parket dhe dysheme Vendosje e laminatit, e parketit dhe e vinilit, brusitje dhe llakim i parketit, dysheme epoksi.
- Dyer, dritare dhe roleta Dyer e dritare PVC dhe alumini, roleta, rrjeta kundër insekteve, brava dhe servisim i dritareve.
- Kulm dhe çati Riparim i kulmit që rrjedh, ndërrim i tjegullave, oluqe, llamarinë dhe oxhaqe.
- Salldues për hekur dhe metal Kangjella, gardhe e kapija, rafte metalike, konstruksione hekuri dhe inoksi.
- Mjeshtër për punë të vogla Punë të vogla në shtëpi: montim i rafteve dhe i televizorit, varje e perdeve, rregullim i dyerve e i mobiljeve, mirëmbajtje.
- Punë të ndryshme në shtëpi Mjeshtër që marrin punë të ndryshme në shtëpi e në oborr: montime, bartje brenda shtëpisë, punë të vogla dhe ndihmë gjatë mirëmbajtjes.
- Pastrim shtëpie Pastrim i banesës dhe i shtëpisë, pastrim pas renovimit, larje e tepihave dhe e kanapeve, pastrim i zyrave.
- Kopshtar Kositje e barit, rregullim i oborrit, krasitje e pemëve dhe e shkurreve, mbjellje dhe ujitje.
- Bartje dhe transport Bartje e mobiljeve dhe e sendeve, transport me kombi ose kamion, shpërngulje banese, largim i mbeturinave dhe i rrënojave.
Renovim i banesës ose i shtëpisë
Një renovim zakonisht kërkon disa mjeshtër, njërin pas tjetrit. Cilët mjeshtër të duhen, me çfarë radhe, dhe çka duhet të shkruajë oferta.
Komunat
- Prishtinë 140
- Prizren 64
- Ferizaj 77
- Pejë 46
- Gjakovë 36
- Gjilan 39
- Podujevë 45
- Mitrovicë 40
- Vushtrri 39
- Suharekë 47
- Rahovec 24
- Drenas 39
- Lipjan 47
- Malishevë 25
- Kamenicë 6
- Viti 18
- Deçan 14
- Istog 12
- Klinë 17
- Skënderaj 15
- Dragash 2
- Fushë Kosovë 51
- Kaçanik 12
- Shtime 17
- Obiliq 22
- Graçanicë 3
- Han i Elezit 3
- Shtërpcë 4
- Novobërdë 3
- Junik 2
- Mitrovicë e Veriut 4
- Kllokot 6
- Partesh 1
- Ranillug 1
- Mamushë 1
Para se ta thirrësh mjeshtrin
- Përshkruaje punën qartë. Çka duhet bërë, ku, dhe sa e madhe është. Dërgoji mjeshtrit foto në WhatsApp ose Viber: shpesh mjafton për një çmim të përafërt.
- Kërko çmimin para se të fillojë puna. Mundësisht me shkrim, qoftë edhe me mesazh. Për punë më të mëdha, merr dy ose tri oferta.
- Pyet çka përfshin çmimi. Vetëm punën, apo edhe materialin, transportin dhe pastrimin pas punës?
- Merreni vesh afatin. Kur fillon, sa zgjat, dhe çka ndodh nëse vonohet.
- Shiko punët e mëparshme. Në profil janë fotot e punëve dhe vlerësimet e klientëve, kur ka. Mund të kërkosh edhe foto të tjera.
- Pyet për garancinë. Çka mbulon, dhe për sa kohë.
- Merreni vesh pagesën. Sa paguhet para, sa pas punës. Për punë të mëdha, mos e paguaj gjithçka paraprakisht.
- Pas punës, lëre vlerësimin. Vlerësimi te Rregullo i ndihmon klientët e tjerë dhe mjeshtrit që punojnë mirë.
Rregullo nuk i kryen vetë punët dhe nuk merr pagesë nga klientët: marrëveshja për punën, çmimin dhe afatin është mes teje dhe mjeshtrit. Pyetje të shpeshta për Rregullo