Menyja

← Të gjitha zanatet

Renovim i banesës: cilët mjeshtër të duhen, dhe me çfarë radhe

Te Rregullo nuk ka një «firmë renovimi» që i bën të gjitha: e gjen secilin mjeshtër veç e veç, ose një mjeshtër që punon me ekip. Kjo është radha e zakonshme e punëve, dhe çka duhet të shkruajë një ofertë.

Radha e punëve

  1. Plani dhe ofertat. Shkruaj çka do të ndryshosh në çdo dhomë, dhe merr oferta para se të fillosh.
  2. Prishja dhe muratura. Muret që hiqen ose shtohen, dhe estrihu i ri.Murator 7 · Bartje dhe transport 4
  3. Instalimet në mur. Uji, kanalizimi dhe rryma bëhen para suvasë dhe pllakave, sepse pas tyre janë të vështira për t’u ndryshuar.Mjeshtër i ujësjellësit 52 · Elektricist 51 · Mjeshtër i klimave dhe ngrohjes 34
  4. Dyert dhe dritaret. Dritaret e reja zakonisht vendosen para suvasë dhe lyerjes së brendshme.Dyer, dritare dhe roleta 24
  5. Rigipsi dhe suvaja. Plafonat, muret ndarëse dhe rrafshimi i mureve.Gipsar për rigips dhe suva 27
  6. Pllakat. Banja, kuzhina dhe dyshemetë me pllaka.Mjeshtër për pllaka dhe keramikë 33
  7. Gleti dhe lyerja. Kur janë kryer punët që bëjnë pluhur.Moler 44
  8. Dyshemeja. Laminati ose parketi zakonisht vendoset ndër të fundit, që të mos dëmtohet.Laminat, parket dhe dysheme 9 · Zdrukthtar 21
  9. Pastrimi. Pastrimi pas renovimit, para se të kthehen mobiljet.Pastrim shtëpie 8

Radha mund të ndryshojë sipas banesës; pyete mjeshtrin e parë si i radhit punët.

Çka duhet të shkruajë oferta

  • Lista e punëve, dhomë për dhomë
  • Sasitë: metra katrorë, copë, metra
  • Materiali: kush e blen, cilësia ose marka
  • Çmimi për çdo punë, jo vetëm shuma
  • Afati i fillimit dhe i përfundimit
  • Si paguhet: sa para, sa gjatë punës, sa në fund
  • Kush i largon mbeturinat
  • Garancia

Krahaso ofertat punë për punë, jo vetëm shumën përfundimtare. Çka me pyet para se ta thirrësh mjeshtrin

Kërko mjeshtër

Rregullo të lidh me mjeshtër të pavarur; marrëveshja për renovimin është mes teje dhe secilit mjeshtër.