Menyja

← Të gjitha zanatet

Elektricist në Kosovë

Priza e çelësa që nuk punojnë, siguresa që bien, ndriçim i ri, instalim elektrik në banesë ose shtëpi, si dhe kamera, alarm, interfon e internet.

Te Rregullo: 51 mjeshtër në kategorinë «Rrymë dhe instalime elektrike», në 28 komuna.

Shiko 51 mjeshtër

Punët më të shpeshta

  • Ndërrim dhe shtim i prizave e i çelësave
  • Gjetje e shkurtimeve dhe e siguresave që bien
  • Montim i llambave dhe i ndriçimit LED
  • Instalim elektrik i ri ose i rinovuar
  • Paneli elektrik dhe siguresat automatike
  • Kamera, alarm, interfon dhe rrjet interneti

Mirë me ditë

Kur ndien erë djegieje, kur një prizë nxehet ose del shkëndijë, fike siguresën kryesore dhe mos e prek më. Mos e kthe rrymën derisa ta shohë elektricisti.

Çka me pyet para se të fillojë puna

  • Çka përfshin çmimi: vetëm punën, apo edhe kabllot, prizat dhe siguresat?
  • A e teston instalimin para se të largohet?
  • Për instalim të ri: a të tregon ku kalojnë kabllot nëpër mur?
  • A jep garanci për punën?

Dhe gjithmonë: çmimi para punës, çka përfshin ai, afati dhe pagesa. Lista e plotë

Elektricist sipas komunës

Zanate të afërta

Mjeshtrit në Rregullo janë mjeshtër dhe firma të pavarura. Rregullo të lidh me ta, nuk e kryen vetë punën dhe nuk merr pagesë nga klientët.