Mjeshtër i ujësjellësit në Kosovë
Rrjedhje uji, çezma që pikon, bojler që nuk nxeh, WC ose lavaman i bllokuar, ose instalim i ri i ujit dhe i kanalizimit në banjë e kuzhinë.
Te Rregullo: 52 mjeshtër në kategorinë «Ujësjellës dhe sanitari», në 28 komuna.
Punët më të shpeshta
- Riparim i rrjedhjeve dhe i gypave
- Ndërrim i çezmave, sifonëve dhe ventilave
- Montim i lavamanit, WC-së, dushit dhe vaskës
- Montim dhe servisim i bojlerit
- Zhbllokim i kanalizimit
- Instalim i ujit në banjë ose kuzhinë të re
Mirë me ditë
Nëse rrjedh uji, mbylle ventilin kryesor (zakonisht afër ujëmatësit) dhe fike bojlerin para se ta thërrasësh mjeshtrin. Bëj një foto të vendit ku rrjedh: me foto, mjeshtri e kupton më shpejt çka i duhet.
Çka me pyet para se të fillojë puna
- A e sheh punën para se ta thotë çmimin, apo të jep çmim nga fotot?
- Pjesët (çezma, sifoni, gypat) i blen ai apo ti?
- A jep garanci për punën, dhe për sa kohë?
- Nëse duhet të thyhen pllaka, kush i rregullon pas punës?
Dhe gjithmonë: çmimi para punës, çka përfshin ai, afati dhe pagesa. Lista e plotë
Mjeshtër i ujësjellësit sipas komunës
Zanate të afërta
Mjeshtrit në Rregullo janë mjeshtër dhe firma të pavarura. Rregullo të lidh me ta, nuk e kryen vetë punën dhe nuk merr pagesë nga klientët.