Kamera sigurie dhe alarme në Kosovë
Montim i kamerave të sigurisë për shtëpi, oborr e lokale, sisteme alarmi, interfon e videointerfon, dhe shikimi i kamerave nga telefoni.
Te Rregullo: 8 mjeshtër në kategorinë «Kamera sigurie dhe alarme», në 17 komuna.
Punët më të shpeshta
- Montim i kamerave të brendshme dhe të jashtme
- Kamera që shihen nga telefoni
- Sistem alarmi dhe senzorë lëvizjeje
- Interfon dhe videointerfon
- Servisim dhe zgjerim i sistemit ekzistues
Mirë me ditë
Para se ta thërrasësh mjeshtrin, mendo cilat vende do t’i shohësh: hyrjen, oborrin, parkingun. Kthe kamerat nga prona jote, jo nga rruga ose nga oborri i fqinjit.
Çka me pyet para se të fillojë puna
- Sa ditë ruhen regjistrimet, dhe ku?
- A t’i lidh kamerat me telefonin dhe të tregon si shihen?
- A shohin kamerat natën, dhe a i bëjnë ballë shiut?
- A jep garanci për pajisjet dhe për montimin?
Dhe gjithmonë: çmimi para punës, çka përfshin ai, afati dhe pagesa. Lista e plotë
Kamera sigurie, alarm dhe interfon sipas komunës
Zanate të afërta
Mjeshtrit në Rregullo janë mjeshtër dhe firma të pavarura. Rregullo të lidh me ta, nuk e kryen vetë punën dhe nuk merr pagesë nga klientët.